Description

Rezidenca Rradhima është një projekt modern dhe ekskluziv banimi, që po ndërtohet në një nga zonat më të bukura dhe me potencial të lartë zhvillimi në jug të Shqipërisë. E pozicionuar në një pikë panoramike me pamje të plotë nga deti, kjo rezidencë ofron standarde të larta ndërtimi dhe një përvojë banimi unike pranë bregdetit të Jonit.

Projekti është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe pritet të përfundojë plotësisht brenda 6 muajve të ardhshëm – Mars 2026.

Rezidenca përbëhet nga 14 apartamente me dizajn bashkëkohor dhe dritë natyrale të bollshme, secili me pamje spektakolare nga deti.
Ndërtesa është konceptuar në 5 kate funksionale, të organizuara si më poshtë:
• Kati përdhes (1): Garazhe private me poste personale parkimi për çdo njësi banimi
• Kati i dytë: Apartamente me pishina individuale
• Kati i tretë dhe i katërt: Apartamente me pamje të plotë panoramike nga deti
• Kati i pestë (papafingo): Njësi luksoze me terasa të gjera dhe pamje 180° nga bregdeti

Avantazhe Kryesore
• Pamje të garantuara dhe të pakufizuara nga deti
• Hapësira private parkimi për çdo apartament
• Pishina individuale në njësitë e katit të dytë
• Materiale ndërtimi të certifikuara dhe dizajn bashkëkohor
• Vendndodhje strategjike në një zonë në zhvillim të shpejtë, pjesë e projektit transformues Vlorë–Orikum–Rradhimë

Zona e Rradhimës ku po zhvillohet projekti është një nga pikat turistike më të rëndësishme të jugut të Shqipërisë. Pozicionuar mes Vlorës dhe Orikumit, ajo përfaqëson një destinacion me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, si për turizmin elitar, ashtu edhe për investimet e qëndrueshme në pasuri të paluajtshme.
Aktualisht, Rradhima është pjesë e një projekti të gjerë transformues të qeverisë shqiptare, me një fond zhvillimi prej 53 milionë euro, që synon modernizimin e gjithë aksit Vlorë–Orikum–Rradhimë. Ky investim publik do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në zonë, duke rritur vlerën e çdo zhvillimi privat që realizohet aty.

Ky program përfshin:
• Krijimin e korsive për biçikleta dhe këmbësorë
• Sistemimin e hapësirave të parkimit dhe qarkullimit të automjeteve
• Rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin estetik të hyrjeve e rrethimeve
• Ndriçim funksional dhe dekorativ përgjatë vijës bregdetare
• Rikualifikimin e hapësirave publike dhe gjelbërimin e zonës
• Krijimin e zonave rekreative bregdetare me hapësira sportive dhe parqe publike
• Rimodelimin dhe modernizimin e plazheve, molove dhe strukturave ekzistuese
• Krijimin e një shëtitoreje të vazhdueshme përgjatë bregdetit, nga Rradhima deri në Orikum

Nëpërmjet këtij projekti, zona e Rradhimës po kthehet në një qendër të re të turizmit dhe investimeve bregdetare në Shqipëri, një mjedis ku zhvillimet e reja si projekti ynë do të integrohen në një peizazh të transformuar urban, natyror dhe social.

Details

Typ: Apartment
Podlahy 5
Zobrazení webových stránek 1

Umístění

Funkce

View to Sea
View to Mountain