E gjitha e shtrirë përballë detit, Twin Resort ka nisur ndërtimin dhe i shtohet strukturave luksoze të ndërtuara me kualitet dhe arkitekturë kontemporane, përgjatë bregdetit të Radhimës. Resorti është i pozicionuar në lindje të rrugës Vlorë-Radhimë dhe në perëndim ofrohet pamja e detit Adriatik duke i dhënë vlera të veçanta. Në territorin e rezidencës shtrihen ambjente shërbimi, Bar-Restorant, pishine verore e ndarë ne dy zona, për femijë dhe për të rritur, fusha sportive, si dhe ambjente argëtuese me gjelbërim per femijet.
Kompleksi gjendet ne nje vendodhje mjaft strategjike dhe e barazlarguar nga atraksionet kryesore te qarkut Vlore. Ne Rradhime aktualisht po zhvillohet projekti “Lungomare 3”, i cili shtrihet pergjate gjithe vijes bregdetare nga Uji I ftohte deri ne Orikum dhe do t’i jape nje pamje dhe zhvillim krejt tjeter zones. Afati i perfundimit eshte ne Vjeshte 2025.