KY STATUS I LEADING REAL ESTATE COMPANIES OF THE WORLD™ GARANTON QË TË KENI NJË PËRVOJË TË SHKËLQYER NË PASURI TË PALUAJTSHME KUR BASHKËPUNONI ME NE, DUKE JU OFRUAR GJITHASHTU PËRFITIMIN E LIDHJEVE TONA GLOBALE ME BLERËS DHE PROFESIONISTË TË PASURIVE TË PALUAJTSHME ME REPUTACION TË LARTË NË MBARË BOTËN.
Next Real Estate është zgjedhur si anëtare e Leading Real Estate Companies of the World™, një komunitet prestigjioz global i kompanive të pasurive të paluajtshme, ku anëtarësimi jepet bazuar në standarde të larta të shërbimit dhe performancës. Kjo vecori ju ofron siguri në tre fusha kyçe:
Cilësia
Industria e pasurive të paluajtshme ka mbi dy milionë profesionistë të licencuar dhe rreth 100,000 agjensi, ku shpesh shërbimi dhe përvoja për klientin janë të paqëndrueshme. Megjithatë, anëtarësimi në Leading Real Estate Companies of the World™ u jepet vetëm kompanive të përzgjedhura dhe liderë të tregut, të cilat kanë treguar standarde të larta në ofrimin e shërbimit dhe rezultate konkrete. 80% e kompanive që aplikojnë për anëtarësim në LeadingRE refuzohen. Ky vlerësim i jashtëm dhe selektiv garanton dhe mbështet standardin tuaj të lartë të cilësisë.
Lidhjet
Edhe pse pasuritë e paluajtshme zakonisht lidhen me tregun lokal, pronarët mund të kryejnë transaksione në vende të ndryshme, dhe blerësit mund të vijnë nga çdo pjesë e botës. Ekspertiza jonë lokale shoqërohet me shtrirje globale, përmes 550 partnerëve të LeadingRE me 4,800 zyra në mbi 70 vende, të cilët na ndihmojnë në promovimin e pronës tuaj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo na mundëson të arrijmë më shumë blerës potencialë sesa çdo kompani tjetër në tregun tonë.
Nëse po blini apo po shisni një pronë jashtë tregut tonë lokal, ne mund t’ju lidhim me profesionistë të besueshëm kudo që të jenë nevojat tuaja, duke ju ofruar mundësinë për të kryer transaksionet me komoditet, kujdes dhe siguri. Ju ofrojmë më të mirën e dy botëve. Pyet për një referim këtu.
Pavarësia
Pronësia jonë e pavarur dhe kultura jonë lokale e veçantë janë të harmonizuara me nevojat dhe shërbimet specifike të tregut. Ne sjellim një perspektivë autentike “Main Street” në pasuri të paluajtshme, të cilën shumë nga markat e mëdha të franchise, të listuara në Wall Street, nuk mund ta garantojnë. Shërbimet tona janë unike, të gjithanshme dhe të përshtatura për ju.
Duke qenë se marka jonë është e rrënjosur në komunitetet ku jetojnë klientët tanë, ne zotërojmë njohuri të thella lokale që ju ndihmojnë të merrni vendime më të zgjuara dhe të informuara në fushën e pasurive të paluajtshme. Reputacioni dhe marka jonë lokale varen nga performanca e lartë dhe konsistente që ofrojmë për çdo klient që shërbejmë.