E pozicionuar në një nga zonat në zhvillim të kryeqytetit, pranë rrugës Endri Keko, pranë ish-Venue Club, mbi zonën e Brrylit, Rezidenca Art N'Lagje sjell një filozofi të re të jetesës urbane, ku komoditeti, gjelbërimi dhe ndjenja e komunitetit bashkohen në harmoni të plotë.
E projektuar me arkitekturë bashkëkohore dhe standarde të larta ndërtimi, rezidenca ofron ambiente moderne dhe funksionale, të konceptuara për të garantuar cilësi jetese dhe rehati afatgjatë për banorët e saj.
Afat Përfundimi: Fundvit 2028.
Kompleksi është menduar si një lagje e mirëfilltë brenda qytetit, me hapësira të gjelbra të mirëorganizuara, kënde rekreative dhe ambiente çlodhëse që krijojnë një atmosferë të qetë dhe familjare. Banorët do të kenë në dispozicion park për fëmijë, rrugica të brendshme për ecje dhe aktivitete të lehta, si dhe ambiente të përbashkëta të projektuara për të nxitur jetën komunitare dhe mirëqenien e përditshme.
Rezidenca ofron administrim profesional, mirëmbajtje të vazhdueshme dhe sisteme sigurie e monitorimi, duke garantuar privatësi dhe siguri maksimale për banorët.
Falë pozicionit strategjik pranë marketeve, farmacive, kafeneve dhe shërbimeve të përditshme, Art N'Lagje ofron balancën ideale mes qetësisë së një kompleksi rezidencial dhe komoditetit të jetesës urbane.
Ndërtesat realizohen me standarde të larta të izolimit termik dhe akustik, ndërsa apartamentet janë projektuar për të përfituar maksimalisht nga ndriçimi natyral dhe organizimi funksional i hapësirave, duke krijuar ambiente të ngrohta dhe komode për çdo familje.
Art N'Lagje nuk është thjesht një rezidencë, është një mënyrë e re për të jetuar qytetin.