E vendosur në bregun e bardhë të Palasës, Green Coast është projektuar për t'u lidhur natyrshëm me mjedisin, duke ofruar një jetë komode dhe "të ngadaltë". Green Coast do të jetë një simbol i rëndësishëm i modernitetit, dinamizmit dhe relaksimit.
Green Coast 2 është një vazhdimësi e Green Coast 1, dhe të dyja konsiderohen si destinacioni kryesor i rivierës së jashtëzakonshme shqiptare, duke ofruar cilësinë më të lartë të jetës në një arkitekturë bashkëkohore, të frymëzuar nga vlerat tradicionale të zonës. Një projekt unik për ata që duan të shijojnë natyrën dhe bukurinë e rivierës së mrekullueshme shqiptare gjatë gjithë vitit, në harmoni me arkitekturën moderne të dizajnit, të frymëzuar nga tradita. Një plazh i bukur me guralecë të bardhë qëndron i rrethuar nga ujëra blu dhe te kristalte dhe kodra të gjelbra, duke e bërë këtë zonë një destinacion ëndrrash jo vetëm për pushime, por edhe për të jetuar.