Përshkrim

Rezidenca “Emera” pozicionohet në anën jugore të qytetit të Vlorës, pranë shëtitores “Lungomare”, duke ofruar një pamje të mrekullueshme të detit.
Objekti ka një vendodhje strategjike ku ndërthuret “Marina Portuale”, shëtitorja “Lungomare” me kodrat e larta. Një kompleks risi në qytetin e Vlorës me apartamente të larmishme nga siperfaqja, parkim i dedikuar, ambjente rekreative, gjelbërim etj. Vendi ideal për një shtëpi banimi gjithëvjetore si dhe përdorim sezonal.
“Emera Premium Residence” do të shërbejë si një oaz qetësie për banorët e saj.

Eshte nje rezidence me siperfaqe rekreative dhe gjelberimi, dhe e vecuar dhe paakses nga njerezit e jashtem. Eshte konceptuar per privatesi maksimale persa i perket hyrjes ne objekt, pasi do jete me sistem njohje targe dhe karte hyrjeje.
Objekti ka një hapësirë të dedikuar për parkimin e automjeteve, pishinë, kënd rekreativ, ambient sportiv si, dhe ambiente të gjëlbëruara që shtrihen në territorin e rezidencës. Materialet e ndërtimit janë përzgjedhur me kujdes që të plotësojnë standartet më bashkëkohore europiane.
Ne objekt do te perdoren materiale te cilesise se larte, veshje me kapote per izolim termik, vetratat do te jene duralumin termik dhe xham termik per izolim termik dhe akustik te larte. I gjithe sistemi hidraulik do te jete incaso dhe multistrat.
Një kujdes i veçantë që në fazën e projektimit i është kushtuar eficencës energjitike, përdorimi i sistemit kapot, si dhe vetratat termike. Materialet hidrosanitare, pllakat, materialet elektrike dhe aksesorët e tjerë, janë të gjitha prodhim EU të standarteve bashkëkohore.

Detaje

Lloji: Apartment
Website Views 1

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School
View to Sea
View to Mountain
Lift
Garden
Swimming Pool
Tennis Court