Objekti ndodhet në bulevardin Lungomare me një siperfaqe totale prej 6,094.23m², duke përfshirë 3 objekte ekzistuese në veri, jug, lindje, dhe perëndim, duke krijuar një ambient tërheqës në qytetin e Vlorës.
Pozicioni gjeografik karakterizohet nga një klimë mesdhetare, ndikuar në zgjedhjen e materialeve për fasadë dhe vetrata. Fasada përdor materiale transparente dhe xham me faktor diellëzimi Low-E për të kontrolluar diellin e verës. Ballkonet dhe përdorimi i drurit shtojnë vlerë estetike dhe funksionale.
Shkallët janë hartuar për lëvizje vertikale në emergjenca, dhe 8 ashensorë janë parashikuar për lehtësimin e lëvizjes nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit.
Muret janë projektuar me kujdes për të siguruar izolim dhe strukturë të qëndrueshme midis njësive tregtare, apartamenteve, dhe zonave të tjera të ndërtesës.
Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës.
Projekti arkitektonik nga "Focus Architecture" sjell një objekt të ri dhe bashkekohor, duke e bërë që të jetë epiqendra e ansamblit urban në zonë, me standarte të larta të zhvillimit.
Likujdimi:
Kesti 1: 40% me nenshkrimin e kontrates
Kesti 2: 30% pas 6 muajsh nga nenshkrimi i kontrates
Kesti 3: 20% pas 6 muajsh nga pagesa e kestit 2
Kesti 4: 10% me marrjen e celsave