Në një nga zonat më të kërkuara dhe më të bukura të bregdetit shqiptar, në rrugën nacionale Vlore-Orikum, vetëm pak minuta larg Vlorës dhe detit Jon, pranë Restorant Bojo, po ndërtohet një rezidencë e re banimi moderne, e konceptuar për komoditet, cilësi dhe stil jetese bashkëkohor.
Rezidenca është konceptuar si një kompleks bashkëkohor banimi, me strukturë moderne dhe cilësi ndërtimi, duke ofruar ambiente të mirëorganizuara dhe praktike. Çdo apartament është projektuar për të garantuar hapësira komode dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Zona karakterizohet nga qetësia, ajri i pastër dhe afërsia me detin, duke e bërë këtë rezidencë ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim turistik. Afërsia me restorante, plazh dhe rrugë kryesore siguron akses të shpejtë dhe komoditet maksimal.
Rezidencë që kombinon vendndodhjen perfekte, cilësinë e ndërtimit dhe jetesën moderne.
✅ Mundësi pagese me këste
✅ Afat perfundimi – Mars 2028