Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.
Rolling Hills Liqeni, nuk është thjesht një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Një Plazza me të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe terrene sportive për një stil aktiv jetese.
Konceptuar në natyrë dhe pranë liqenit, Rolling Hills Liqeni ofron një mënyrë të re jetese, larg zhurmave, por njëkohësisht afër qendrave urbane. Mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër, por shumë pranë destinacioneve të përditshmërisë. Një arkitekturë në harmoni me natyrën duke respektuar ambientin si një stil dhe kulturë jetese. Integrimi i shërbimeve në të, ridimensionon konceptimin e të jetuarit në Rolling Hills Liqeni, e cila plotësohet me Lungolagon për aktivitetet e përditshmërisë.
Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Avantazhet e prones:
• Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.
• Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe
• Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme
• Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura
• Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara
• Investim 100% i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
• Investim i sigurt me cmim te favorshem
• Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta
• Komunitet i përzgjedhur banorësh
• Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7