Popup

Përshkrim

Lart mbi brigjet kristal të Detit Jon, aty ku Palasa shpaloset si një nga destinacionet më të jashtëzakonshme të bregdetit shqiptar, ngrihet Sun Palasë, një projekt ikonik që ripërcakton jetesën mesdhetare. Këtu, natyra dhe arkitektura bashkëjetojnë në harmoni të plotë, duke krijuar një ambient ku çdo element është konceptuar për t'u integruar natyrshëm me peizazhin përreth. Tarrasat e gjelbëruara, rrugicat e rrethuara nga selvi dhe ullinj, si dhe panorama e pafundme drejt Detit Jon dhe ishullit të Korfuzit, e shndërrojnë Sun Palasë në më shumë se një kompleks rezidencial në një mënyrë jetese të rrallë.

Brenda këtij komuniteti prestigjioz, rezidenca përfaqëson kulmin e elegancës, hapësirës dhe arkitekturës bashkëkohore. E projektuar në harmoni me relievin natyror të kodrës, ajo ofron një ekuilibër të përkryer mes privatësisë dhe hapësirave të hapura, ku fasadat prej xhami lidhin natyrshëm ambientet e brendshme me tarracat panoramike, kopshtet private dhe pishinën, e cila pasqyron ngjyrat e kaltërta të Jonit.

Me sipërfaqe të bollshme dhe një organizim funksional të ambienteve, rezidenca është krijuar për të ofruar rehati maksimale si për jetesën e përditshme, ashtu edhe për mikpritjen. Dhomat e gjumit me banjo private garantojnë komoditet dhe privatësi, ndërsa ambientet e hapura të ndenjies dhe ngrënies mbushen me dritë natyrale që reflektohet mbi materialet cilësore dhe gurin natyror. Tarracat e gjera bëhen skena ideale për çdo moment të ditës, nga lindja e diellit deri tek perëndimet spektakolare mbi Rivierën Joniane. Në pjesën më të lartë, kopshti panoramik në tarracë krijon një oaz të gjelbër mes bimësisë mesdhetare dhe horizontit të pafund, ku qielli dhe deti bashkohen në një pamje unike.

Kjo rezidencë nuk është thjesht një pronë, por një bashkim i rrallë mes arkitekturës së rafinuar, natyrës dhe potencialit të investimit. Vetëm pak hapa larg ndodhen sheshet elegante, ambientet recreative, argëstuese dhe shërbimet ekskluzive të Sun Palasë, ndërsa brenda rezidencës mbizotëron qetësia dhe privatësia absolute. Çdo detaj, çdo material dhe çdo këndvështrim është përzgjedhur për të respektuar karakterin autentik të Rivierës Shqiptare dhe standardet më të larta të jetesës moderne.

Për ata që kërkojnë më shumë se një adresë prestigjioze, kjo rezidencë është një ftesë për të jetuar pranë detit Jon, jo si vizitor, por si pjesë e përhershme e tij. Një mundësi për të zotëruar një pjesë të bukurisë së përjetshme të Palasës, aty ku luksi dhe trashëgimia takohen në harmoni të plotë.

- Afat Përfundimi: 3 vite (2029)
- Hapësira rekreative & të gjelbërta
- Parkim nëntokësor
- 24/7 siguri
- 700m nga deti
- Një lagje e gjallë
- Wellness & rehati e përditshme
- Aktivitete sportive me pamje panoramike
- Vendndodhje ideale, potencial i lartë qiraje dhe rritje e vlerës së pronës afatgjatë.

Detaje

Lloji: Villa
Website Views 1
Vendndodhje

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School
View to Sea
View to Mountain
Terrace
Garden
Swimming Pool
Tennis Court