Ju prezantojmë projektin tonë më të ri në zonën e Orikumit, The Verdant Terraces. Një projekt modern rezidencial dhe turistik, i konceptuar për të ofruar një stil jetese komod, bashkëkohor dhe me standarde të larta.
Me tipologji të ndryshme apartamentesh, hapësira të bollshme, veranda të mëdha dhe organizim të menduar në detaje, ky projekt është krijuar për të maksimizuar komoditetin dhe funksionalitetin në çdo njësi.
I pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Orikum Marina, ofron akses të lehtë, pamje të hapura dhe kombinimin perfekt mes qetësisë natyrore dhe jetës dinamike bregdetare.
Destinacionet kryesore të Rivierës Shqiptare:
~12 km nga Parku Kombëtar i Llogarasë
~20 km nga Palasa
~15 km nga Dhërmiu
~20 km nga Vlora
Kjo vendndodhje e bën projektin ideal si për jetesë të përhershme, ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiradhënieje dhe rritje vlere në kohë.
Ndërtimi realizohet me materiale cilësore dhe standarde europiane, duke garantuar qëndrueshmëri, siguri dhe përfundim premium në çdo detaj.
Afat Perfundimi: 60 Muaj (Maj 2031).
Një ndërthurje elegante mes natyrës dhe luksit, me tarraca të gjelbërta dhe hapësira relaksi në çdo nivel.
Një mundësi e rrallë investimi në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të Rivierës Shqiptare.