Qender
Ofrohet në shitje një kompani tregtare e konsoliduar në Shqipëri, me aktivitet që prej vitit 2008, e specializuar në meteorologji, hidrologji, sizmiologji, mjedis dhe sisteme monitorimi.
Kompania ofron shërbime ekspertize dhe konsulence, si dhe tregtim, instalim, mirëmbajtje dhe trajnim për pajisje dhe sisteme monitoruese meteorologjike, hidrologjike, sizmologjike dhe mjedisore.
Gjatë periudhës 2008-2026, kompania ka realizuar rreth 28 bashkëpunime dhe kontrata shërbimi, duke krijuar një rrjet të konsoliduar kontaktesh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë kompani dhe prodhues të specializuar për projekte në Shqipëri dhe rajon.
Asetet kryesore të kompanisë:
• Markë e konsoliduar
• Bazë të dhënash klimatike dhe meteorologjike për Shqipërinë
• Të dhëna historike nga më shumë se 100-130 stacione, me seri kohore mbi 30 vjet dhe të dhëna për disa tregues mbi 45 vjet
• Të dhëna mbi temperaturat, reshjet, ditët me reshje dhe eventet ekstreme
• Raporte dhe analiza mbi reshjet ekstreme, përmbytjet dhe zonat me risk
• Rrjet kontaktesh kombëtare dhe ndërkombëtare
• Website/media aktive
• Kanal YouTube
• Aplikacione Meteo
• Llogari TikTok
• 2 llogari Facebook
• Infrastrukturë digjitale dhe media të konsoliduara
Baza e të dhënave klimatike përbën një nga asetet më të rëndësishme të kompanisë dhe ka potencial përdorimi në projekte klimatike, hidrologjike, mjedisore, infrastrukturore, kërkimore dhe menaxhimin e riskut.
Një mundësi e veçantë investimi për kompani ose investitorë që kërkojnë të hyjnë ose të zgjerohen në sektorët e meteorologjisë, klimës, monitorimit mjedisor dhe teknologjive të monitorimit, me një biznes ekzistues, markë, të dhëna dhe rrjet profesional të ndërtuar ndër vite.
Çmimi: 500,000€
ℹ️ Për më shumë informacion dhe detaje mbi këtë mundësi investimi, ju lutemi na kontaktoni. Jemi të gatshëm t’ju ofrojmë informacion të plotë dhe të organizojmë një takim prezantues.
Per Shitje | 500,000 €