Në vijën e parë të Lungomares, me pamje ballore nga deti Jon, ofrohet për shitje një ambient biznesi prej 48m², i pozicionuar në katin përdhe, në një nga zonat më të frekuentuara dhe të kërkuara të Vlorës.
Pozicioni strategjik, ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj shëtitores dhe pamja e hapur nga deti e bëjnë këtë pronë një mundësi tërheqëse për zhvillimin e një aktiviteti tregtar ose si investim afatgjatë në një nga zonat me potencial të lartë të qytetit.
I përshtatshëm për butik, zyrë, showroom, kafene apo aktivitete të tjera biznesi, ambienti ofron avantazhin e një vendodhje premium buzë detit.
✅ Çmimi: 120.000 Euro
✅ Sipërfaqe: 48m2
✅ Kati perdhe
✅ Certifikata ne process
Një mundësi investimi në një adresë që kombinon dukshmërinë, pozicionin strategjik dhe vlerën e pronës në vijën e parë bregdetare.
Per Shitje | 120,000 €
Per Shitje | Çmimi sipas kërkesës
Per Shitje | Çmimi sipas kërkesës