Ofrohet për shitje një pronë me koncept duplex, e pozicionuar në një godinë të re të përfunduar në vitin 2026, në një nga zonat me zhvillimin më dinamik të Vlorës, vetëm 500 metra nga rrethrrotullimi i Skelës, në drejtim të Centrales dhe në afërsi të Lungomare 1.
E projektuar që në fazën fillestare si një njësi banimi në dy nivele, kjo pronë dallohet për konfigurimin e saj funksional, ndarjen e mirë të hapësirave dhe karakterin që e veçon nga apartamentet tradicionale. Kati i parë përfshin ambientin e ndenjes të integruar me kuzhinën, një tualet dhe dalje në ballkon, ndërsa kati i dytë ofron një hapësirë të dedikuar për dhomën e gjumit, duke krijuar një ndarje natyrale mes zonës së ditës dhe asaj private. Lartësia e përshtatshme e ambienteve ruan përmasat dhe komoditetin e konceptit duplex.
Prona është e sapoinvestuar, përfiton nga ndriçimi i bollshëm natyral gjatë gjithë ditës dhe ofron një bazë të mirë për t'u finalizuar sipas preferencave të pronarit të ardhshëm. Punimet e mbetura janë vendosja e kangjellave të shkallëve dhe shtrimi i parketit në dhomën e gjumit.
✅ Çmimi: 107.000 Euro
✅ Vendndodhja: Rr. “Pelivan Leskaj”, tek Bolv-Oil, Vlore
✅ Sipërfaqe: 55m2
✅ Kati 0
✅ Ndertim i vitit 2026
✅ E pabanuar me pare
Pozicionimi pranë Lungomare 1, me vetëm pak minuta distancë nga zona bregdetare, e bën këtë pronë veçanërisht interesante për ata që vlerësojnë aksesin, komoditetin dhe afërsinë me jetën urbane. Në zonë gjenden restorante, kafene, palestra, shkolla, kopshte, farmaci dhe hapësira të gjelbra, duke mundësuar një përditshmëri të organizuar dhe pa nevojën për udhëtime të gjata.
Një zgjedhje me potencial për banim dhe investim. Kombinimi i një ndërtimi të ri, konceptit duplex dhe vendndodhjes pranë një prej akseve kryesore të qytetit e pozicionon këtë pronë si një alternativë interesante si për banim personal, ashtu edhe për investim në tregun e qirave në Vlorë.
Për të organizuar një vizitë në pronë ose për të marrë më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni ekipin tone.
NEXT REAL ESTATE
We're Local. We're Global™
Per Shitje | 240,000 €
Per Shitje | 150,136 €
Per Shitje | 298,700 €