Shitet tokë në Tragjas, Vlorë – një nga zonat më të bukura dhe të qeta të bregdetit jugor shqiptar, vetëm pak minuta larg nga Orikumi dhe plazhi i Radhimës. Prona ndodhet në një zonë kodrinore me pamje të mrekullueshme panoramike, e rrethuar nga gjelbërimi natyror dhe ajri i pastër malor, ideale për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm alternativ.
Prona ka një sipërfaqe prej 14.400m2, dhe disponon dokumentacion të rregullt, si dhe akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore.
Mundësi Zhvillimi - Kjo zonë është perfekte për:
• Agroturizëm: Klima mesdhetare dhe natyra e virgjër e bëjnë këtë pronë të përshtatshme për ndërtimin e një ferme turistike, me prodhime bio dhe aktivitete tradicionale fshatare.
• Biznes kampingu ose glampingu: Terreni ofron hapësirë të bollshme për ngritjen e një kampingu ekologjik ose strukturash të stilit glamping – një trend në rritje në turizmin e qëndrueshëm shqiptar.
• Bujtinë ose resort rural: Me pak investim mund të krijohet një ambient unik për turistët që kërkojnë qetësi, natyrë dhe eksperiencë autentike shqiptare.
Avantazhe të zonës:
• Afër plazhit dhe pikave turistike si Orikumi, Radhima dhe Karaburuni
• Pozicion i favorshëm për zhvillim turistik por edhe për bujqësi organike
• Komunitet mikpritës dhe tradita të pasura kulturore
✅ Siperfaqe: 14.400 m2
✅ Çmimi: 1.600.000 Euro
✅ Certifikate Pronesie
Per Shitje | 1,600,000 €
Per Shitje | 300,000 €
Per Qira | 500 €