Shitet tokë në Radhimë, në një nga zonat më të bukura dhe turistike të bregdetit të Vlorës. Prona ka një pozicion të shkëlqyer, ndodhet shumë pranë vijës bregdetare. Ambienti përreth është i qetë, i gjelbëruar dhe ideal për zhvillime turistike ose ndërtim rezidencial.
Toka ka sipërfaqe prej 1282m² dhe është e përshtatshme për ndërtimin e nje vile, bujtine, resorti apo një kompleks me apartamente pushimi. Toka disponon një godinë njëkatëshe ekzistuese, e cila e bën më të lehtë dhe më të favorshme ndërtimin në të ardhmen. Akses i lehtë nga rruga nacionale Vlorë–Orikum, me infrastrukturë në zhvillim.
Karakteristikat kryesore:
• Sipërfaqe toke: 1282m2 (Me AMTP)
• Siperfaqe ndertimore: 94m2 (Leje Legalizimi)
• Çmimi: 260.000 Euro
• Vendodhja: Prane Restorant Laberia, Vlore
• Vendndodhje strategjike, vetëm pak minuta nga plazhi
• Pamje e mrekullueshme nga kodrat përreth
• Zonë me potencial të lartë zhvillimi turistik
• Akses i drejtpërdrejtë me rrugën kryesore dhe afërsi me energjinë elektrike e ujësjellësin
• Vetëm 15 minuta larg qytetit të Vlorës dhe 10 minuta nga Marina e Orikumit
Një mundësi e rrallë investimi në një zonë elitare të Rivierës Shqiptare!
Per Qira | 500 €
Per Qira | 350 €
Per Shitje | 1,225,700 €