Ofrohet për shitje apartament 1+1 me pamje të plotë dhe të hapur nga deti, i pozicionuar në Ujë të Ftohtë, pranë Tiku dhe Mato, në një nga zonat më të kërkuara të Lungomares së Vlorës.
Apartamenti ndodhet në një rezidencë moderne apart-hotel me pishinë, duke kombinuar komoditetin e një rezidence cilësore me potencialin e një prone të përshtatshme edhe për investim. Orientimi Jug-Perëndim sjell ndriçim natyral të bollshëm dhe ekspozim të favorshëm ndaj vijës bregdetare.
✅ Çmimi: 224,100 Euro
✅ Vendndodhja: Uji i Ftohtë, Vlorë
✅ Sip. totale: 83m2
✅ Kati 4
✅ Orientimi: Jug-Perëndim
✅ Dorëzohet i përfunduar
Kombinimi i adresës, pamjes së detit, sipërfaqes dhe konceptit të rezidencës e pozicionon këtë apartament si një mundësi interesante për përdorim personal, shtëpi pushimi ose investim në tregun e qirave turistike.
Per Shitje | 107,000 €
Per Qira | 500 €