Përshkrimi i Pronës

Shitet hotel ekskluziv në Radhimë, Vlorë, në një nga zonat më të kërkuara dhe me zhvillimin më të shpejtë turistik në jug të Shqipërisë. Një mundësi ideale investimi për ata që kërkojnë rendiment të lartë dhe pozicion strategjik pranë detit.

Hoteli përbëhet nga 32 dhoma funksionale, të shpërndara në një ndërtesë 4-katëshe me nje sipërfaqe totale prej 2200m². Kati i parë është i organizuar në mënyrë profesionale me lokal, recepsion, sallë shërbimi dhe kuzhinë, duke e bërë objektin plotësisht funksional për aktivitet hotelerie dhe restoranti.

Pozicioni është një nga avantazhet kryesore: vetëm pak hapa nga deti, me rrugën e vetme që e ndan nga plazhi, duke ofruar qetësi, panoramë të bukur dhe akses të menjëhershëm në bregdet. Zona është e njohur për fluks të lartë turistik gjatë gjithë sezonit veror dhe me potencial të vazhdueshëm rritjeje.

Prona disponon parkim përpara dhe anësor, si dhe garazh nëntokësor, një element shumë i kërkuar për hotele në zonat bregdetare. Dokumentacion i rregullt, gati për shitje.

✅ Çmimi: 4.000.000 €

Një investim i sigurt për hotel, resort turistik apo strukturë akomoduese elitare në bregdetin e Vlorës.

Detajet e Pronës

Referenca: CAPITAL1861
Lloji: Hotel
Statusi New / Finished
Website Views 7
Sip. Totale 2200 m2

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School
View to Sea
View to Mountain