Transballkanike
Ofrohet për shitje ambient biznesi prej 33m² së bashku me biznesin ekzistues dhe aktivitetet e tij, i pozicionuar në zonën e Transballkanikes, Vlorë. Prona dhe biznesi përfaqësojnë një mundësi tërheqëse për një investitor që kërkon të blejë një aktiv të gatshëm për operim, në një lokacion me qarkullim të mirë dhe akses të lehtë.
Biznesi aktual ofron disa shërbime dhe burime të ardhurash, duke përfshirë:
• Agjensi udhëtimi
• MoneyGram
• Exchange
• Makina me qera
• Pagesa gjobash
• Pagesa të internetit, ujit dhe energjisë elektrike
• Shërbime pagesash për One & Vodafone
ÇFARË PËRFSHIHET NË SHITJE?
• Ambient biznesi 33 m²
• Biznesi ekzistues dhe aktivitetet e tij
• Të gjitha mobiljet dhe pajisjet e biznesit
• Certifikatë pronësie
Çmimi i shitjes: €150,000
Kjo pronë është veçanërisht interesante për investitorë që kërkojnë të blejnë një ambient të konsoliduar së bashku me një biznes aktiv dhe një portofol shërbimesh të ndryshme, duke shmangur kostot dhe kohën e nevojshme për krijimin e një aktiviteti të ri nga zero.
Mos e humbisni këtë mundësi për të blerë një biznes të gatshëm së bashku me ambientin e tij në një nga zonat kryesore të Vlorës.
Na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë.
Per Shitje | 150,000 €