Popup

Përshkrimi i Pronës

Jepet me qira një godinë e plotë për zyra në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, Bllok, në Rrugën Pjetër Bogdani, përballë Shkollës “Edith Durham”.
Prona ofron një sipërfaqe totale prej rreth 900 m², të organizuar në 5 kate, duke e bërë një zgjidhje ideale për kompani, institucione, organizata, qendra profesionale dhe biznese që kërkojnë një godinë të dedikuar për aktivitetin e tyre.
Çdo kat disponon dy ambiente sanitare, ndërsa godina ka dy hyrje të veçanta, një në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme, duke mundësuar akses dhe organizim funksional të hapësirave.

Karakteristikat kryesore:

✅ Sipërfaqe totale: 900m²
✅ Çmimi: 1,500,000 Lekë neto / muaj
✅ 5 kate
✅ 2 tualete për çdo kat
✅ Parket dhe duralumin i ri termik
✅ 2 hyrje të veçanta, përpara dhe mbrapa
✅ Rreth 250m² hapësirë parkimi në pjesën e pasme
✅ Kapacitet parkimi për rreth 10 automjete
✅ Jepet e gjithë godina, jo me kate të veçanta
✅ E përshtatshme vetëm për aktivitet zyrash
✅ Nuk ofrohet për përdorim si hotel
✅ Komisioni i agjensise: ½ muaj qera

Pozicionimi në Bllok e vendos pronën në një nga zonat më të aksesueshme dhe prestigjioze të Tiranës. Zona ofron akses të shpejtë drejt qendrës së qytetit dhe lidhje të mira me akset kryesore. Kjo godinë është veçanërisht e përshtatshme për kompani që kërkojnë një seli të plotë dhe të centralizuar, me hapësirë të konsiderueshme pune dhe parkim privat.
Godina jepet me qira në tërësi dhe është e disponueshme për kompani apo organizata që kërkojnë një hapësirë të madhe zyrash në Bllok, Tiranë.

Detajet e Pronës

Referenca: NEXT41
Lloji: Office
Statusi New / Finished
Website Views 595
Sip. Totale 900 m2

Karakteristikat

CountrySide
Airport
City Center
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School