Mirë se vini në Hestia Residence, një kompleks rezidencial premium me akses të kontrolluar, i vendosur në zonën prestigjioze të Malit të Robit, vetëm 350 metra nga bregdeti.
I zhvilluar nga Klaker/Epidamn Group, i njëjti investitor pas hotelit të njohur Epidamn White Sensation, ky projekt kombinon arkitekturën moderne, cilësinë e lartë të ndërtimit dhe një pozicion unik mes pyjeve karakteristike me pisha, duke krijuar një ambient ideal për banim dhe investim.
Pse të zgjidhni Hestia Residence?
✔ Vetëm 350 metra nga plazhi me rërë.
✔ Kompleks rezidencial modern në një nga zonat më të kërkuara të Golemit.
✔ Ndërtim me standarde premium dhe materiale të certifikuara.
✔ Fasadë e ventiluar HPL për izolim dhe efikasitet maksimal.
✔ Ashensorë Schindler (Swiss Made).
✔ Apartamente me planimetri funksionale dhe hapësira të bollshme.
✔ Ambjent i qetë, i rrethuar nga gjelbërimi dhe pyjet me pisha.
✔ Ideale si rezidencë pushimi, banim gjatë gjithë vitit ose investim për qira sezonale.
Hestia Residence ofron kombinimin perfekt të komoditetit, luksit dhe një investimi afatgjatë në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në bregdetin shqiptar.
Përfundimi i projektit: Tremujori II, 2028.