Përshkrim

Projekti më i ri, rezidencae banimi në zonën e Paskuqanit, është një investim i madh në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Vendosur në rrugën Lidhja e Prizrenit në Paskuqan, vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës, ky projekt ofron një mundësi unike për banim të rehatshëm dhe modern për banorët.

Pozicionuar vetëm 200 m larg nga Unaza e Madhe, Rezidenca APOLLO, është konceptuar për të qenë një qendër e re banimi në qetësinë e periferisë, por vetëm pak minuta larg nga qendra e Tiranës.

Kjo rezidencë është e projektuar për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e banorëve të saj. Zona e Paskuqanit ka një potencial të madh për zhvillim, duke qenë një nga zonat me rritjen më të shpejtë urbanistike në Tiranë. Me afërsinë e saj me qendrën e qytetit dhe infrastrukturën e mirë të transportit, kjo zonë ofron një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për banim.

Ndërtim i ri me standarte moderne i cili ofron njësi banimi, shërbimi, parkim dhe ambiente të mirëmenduara të përbashkëta.
Në ndërtimin e kësaj rezidence, po përdoren materiale me cilësinë më të mirë dhe teknologji moderne për të siguruar një standard të lartë të ndërtimit. Duke u përqënruar tek detajet dhe cilësia e punës, ky project do të jetë një nga objektet më të kualifikuara dhe të rehatshme për të jetuar në Tiranë.

Faza e parë e punimeve përbëhet nga 2 objekte të vendosura përballë njëra tjetrës, duke imituar objektet me oborre të brendshme, për të krijuar oaze të gjelbra dhe hapsira rekreative për banorët, duke siguruar qetësi dhe komoditet. Fasadat do të vishen me element termik dhe do të trajtohen me sistemin kapot, ashtu si e gjithë Rezidenca është e projektuar me standartet më të larta të eficensës së enegjisë elektrike.

“Apollo” eshte një komunitet që do të zgjedhë të jetojë në qetësinë dhe pastërtinë e periferisë me standardet dhe aksesin e qendrës.

✅ 2000 m katror hapsira të gjelbra
✅ Hapsira të përbashkëta recreative

Nëse jeni në kërkim të një vendbanimi modern dhe cilësor në një zonë në zhvilim, rezidenca “Apollo” është zgjedhja e duhur për ju.

Detaje

Lloji: Apartment
Website Views 1

Vendndodhje