Përshkrim

Ky kompleks rezidencial, ndodhet në zonën e ashtuquajtur “Uje e Ftohte”, në të majtë të rrugës “Aleksandër Moisiu”, pranë hotel “Marina Bay”. I vendosur në një ballkon natyror kodrinor, rreth 100 m mbi nivelin e detit, çdo apartament ofron një pamje spektakolare të gjirit, duke ofruar pamje magjike të perëndimit të diellit. Rezidenca është shumë e aksesueshme për banorët dhe automjetet, pasi ndodhet menjëherë në anën e majtë të rrugës “Aleksandër Moisiu”. Në anën e majtë, rezidenca ka një gardh minimal, të shoqëruar me një hyrje unike, duke garantuar privatësi për banorët.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar fasadës dhe materialeve që janë përdorur.
Muret jane me sistem kapot, me polisterol te cilesise se larte 10cm, te perfunduara me rafinim te materialit bashkekohor, me ngjyra te qarta. Ballkonet dhe lozhat do të jenë me xham strukturor transparent 2mm (1+1) të sistemit triplex, për siguri të lartë gjatë përdorimit të strukturës. Dritaret me xham janë me duralumin, profil termik i cilësisë së parë dhe xham termik të dyfishtë, për të ruajtur ekuilibrin termik sidomos gjatë verës.
Përpunimet dhe instalimet e brendshme janë realizuar të gjitha sipas standardeve të BE-së. Këtu përfshihen implantet për ngrohje/ftohje, instalimet hidraulike dhe trajtimet e ujërave të zeza. Brenda dhe jashtë, materialet elektrike dhe përpunimet e tjera janë të cilësisë së parë të importuara nga Italia.

Detaje

Lloji: Apartment
Website Views 1

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School
View to Sea
View to Mountain
Terrace
Garden