Popup

Përshkrimi i Pronës

Në një nga zonat më të kërkuara dhe më të zhvilluara të Vlorës, pranë Stadiumit Flamurtari në lagjen Skelë, ofrohet për shitje kjo shtëpi private 1-katëshe, e restauruar tërësisht me standarde moderne, e vendosur në një truall prej 274m² dhe me 127m² sipërfaqe ndërtimi.

Prona kombinon privatësinë e një banese individuale me avantazhin e një vendodhje urbane premium, vetëm pak minuta nga Lungomare, porti, plazhi, shkollat, shërbimet kryesore dhe qendra e qytetit. Zona e Skelës mbetet një nga adresat më të preferuara në Vlorë, si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë, falë infrastrukturës së zhvilluar dhe rritjes së vazhdueshme të vlerës së pronave.

Banesa i është nënshtruar një restaurimi të plotë, duke përfshirë:
 Çati të re
 Sistem termoizolimi (Capot)
 Instalime të reja elektrike dhe hidraulike
 Suvatime të reja
 Dritare me profile Dural
 Derë hyrëse sigurie

Detajet e pronës:
✅ Sipërfaqe ndërtimi: 127m²
✅ Sipërfaqe trualli: 274m²
✅ Certifikatë Pronësie
✅ Çmimi: €370,000

Organizimi i brendshëm përfshin:
✅ Sallon + Kuzhinë
✅ 3 Dhoma Gjumi
✅ 2 Tualete

Në pjesën e jashtme, prona ofron:
✅ Oborr privat
✅ 2 vende parkimi private
✅ Bunker me sipërfaqe 35m², i cili mund të shfrytëzohet si depo, kantinë ose ambient multifunksional.

Kjo është një mundësi ideale për familjet që kërkojnë një banesë të gatshme për jetesë, me hapësira të jashtme dhe privatësi, si edhe për investitorët që kërkojnë një pronë me potencial të lartë në një nga zonat më të forta të tregut imobiliar në Vlorë.

Detajet e Pronës

Referenca: NEXT430
Lloji: House
Statusi New / Finished
Dhomat e gjumit 3
Tualetet 2
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 391
Sip. Totale 274 m2
Sip. Totale 127 m2
Sip. Totale 274 m2

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School