Objekti ndodhet në bulevardin Lungomare me një siperfaqe totale prej 6,094.23m², duke përfshirë 3 objekte ekzistuese në veri, jug, lindje, dhe perëndim, duke krijuar një ambient tërheqës në qytetin e Vlorës.
Pozicioni gjeografik karakterizohet nga një klimë mesdhetare, ndikuar në zgjedhjen e materialeve për fasadë dhe vetrata. Fasada përdor materiale transparente dhe xham me faktor diellëzimi Low-E për të kontrolluar diellin e verës. Ballkonet dhe përdorimi i drurit shtojnë vlerë estetike dhe funksionale.
Shkallët janë hartuar për lëvizje vertikale në emergjenca, dhe 8 ashensorë janë parashikuar për lehtësimin e lëvizjes nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit.
Muret janë projektuar me kujdes për të siguruar izolim dhe strukturë të qëndrueshme midis njësive tregtare, apartamenteve, dhe zonave të tjera të ndërtesës.
Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës.
Projekti arkitektonik nga "Focus Architecture" sjell një objekt të ri dhe bashkekohor, duke e bërë që të jetë epiqendra e ansamblit urban në zonë, me standarte të larta të zhvillimit.
Detaje te tjera:
- Çmimi: 3000 euro/m2
- Sipërfaqe: 77.4m2
- Seksioni A, Kati i 5
- Mundesia e blerjes se garazhit ne vleren prej 30.000 Euro
Per Shitje | 45,000 €
Per Qira | 400 €
Per Shitje | 137,682 €