✅ Çmimi: 10.000 Euro/Vit
✅ Vendndodhja: Uje i Ftohte, Vlore
Zona në të cilën ndodhet shtepia është një zonë e zhvilluar e cila ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Zona ka akses të lehtë në dyqane, restorante, kafene dhe atraksione të tjera turistike. Gjithashtu, është e lidhur mirë me qendrën e qytetit dhe transportin publik, duke e bërë atë të përshtatshëm për vizitorët që duan të eksplorojnë qytetin dhe për ata që kërkojnë një vend të qetë për pushime.
Shtepia eshtë e organizuar në 6 studio të ndara, që ofrojnë mundësi të shumta për përdorim të pavarur dhe mund të shfrytëzohen për akomodimin e grupeve, familjeve ose individëve që kërkojnë hapësira të veçanta. Apartamentet jane te sapo rinovuara dhe te ndriçuara me dritë natyrale gjatë gjithë ditës, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
Këto apartamente ofrojnë mundësi të shkëlqyera për përdorim si Airbnb, pasi sigurojnë privatësi dhe rehati për mysafirët.
Në katin e fundit ndodhet një apartament, i cili është i papërfunduar dhe do të përfundohet vetëm me kërkesë të klientit. Ky apartament ka një vlerë qiraje prej 3000 Euro/Vit, që nuk përfshihet në çmimin e përgjithshëm të 6 studiove.
Kjo pronë ofron gjithashtu parkim në oborr, që e bën akomodimin edhe më të përshtatshëm për vizitorët dhe banorët.
Kontrata e qirasë është 3 vjecare, dhe cmimi i qirasë paguhet vjetore.
Kjo mundësi është ideale për ata që kërkojnë një mundësi të sigurt dhe fitimprurëse investimi në një zonë të popullarizuar dhe të kërkuar për turizëm dhe qira afatgjatë.
Per Shitje | 159,676 €
Per Shitje | 138,871 €
Per Shitje | 137,750 €