Përshkrimi i Pronës

Në një nga zonat më të frekuentuara dhe me zhvillim të vazhdueshëm të kryeqytetit, ofrohet për shitje ambient biznesi me pozicion strategjik përgjatë rrugës Hoxha Tahsim. Zona njihet për densitetin e lartë të banorëve dhe aktivitetet tregtare të konsoliduara, duke e bërë ideale për çdo lloj biznesi që kërkon dukshmëri dhe qarkullim të lartë klientësh.

Ambienti ndodhet në katin përdhe, ka një sipërfaqe te bollshme prej 76 m², dhe ofron një fasadë prej 5.5 metrash direkt nga rruga kryesore – perfekt për ekspozim të dukshëm dhe hyrje të lehtë. Hapësira është e përshtatshme për dyqan, klinikë, zyrë, studio shërbimesh apo investim afatgjatë.

Mos humbisni mundësinë për të pozicionuar biznesin tuaj në një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës!

✅ Çmimi: 350.000 Euro
✅ Vendndodhja: Rruga “Hoxha Tahsim”, Tirane
✅ Sipërfaqe: 76m2
✅ Kati 0
✅ Certifikate Pronesie

Detajet e Pronës

Referenca: CAPITAL1218
Lloji: Commercial
Statusi New
Website Views 3
Sip. Totale 76 m2