Përshkrimi i Pronës

Në zonën e Akernisë, vetëm 1.5 kilometra larg Aeroportit të ri Ndërkombëtar të Vlorës, ofrohet për shitje një truall me sipërfaqe prej 2 hektarësh. Prona ka një pozicion shumë të favorshëm, në një zonë që po zhvillohet me ritme të shpejta dhe që po kthehet në një nga pikat më të rëndësishme për investime në jug të vendit. Çmimi prej vetëm 16 euro/ m2 e bën këtë tokë një mundësi reale për ata që kërkojnë të investojnë në një periudhë kur vlera e pronave në këtë rajon pritet të rritet ndjeshëm.

Ajo që e bën këtë truall edhe më tërheqës është prania e rrugës që kalon ngjitur me të dhe të çon drejt hidrovorit, një zonë shumë pranë detit, me potencial të madh për zhvillim turistik. Terreni është i rrafshët dhe lehtësisht i aksesueshëm, i përshtatshëm për projekte të ndryshme – nga bujqësia moderne dhe agroturizmi, deri te ndërtimi i strukturave turistike apo logjistike që përfitojnë nga afërsia me aeroportin dhe bregdetin.

Pozicioni strategjik, qasja e lehtë në infrastrukturën rrugore dhe zhvillimet e fundit në këtë zonë e kthejnë këtë pronë në një investim të sigurt dhe me perspektivë të qartë afatgjatë.

?Sipërfaqe: 20.000m2
? Vendndodhja: Zona e Akerni, Vlorë
?Distanca nga Aeroporti i Vlorës: Vetëm 1.5 km
✅ Certifikate Pronesie
✅ Çmimi: 16 euro/m2 (320.000 Euro)

Detajet e Pronës

Referenca: CAPITAL1275
Lloji: Land
Statusi New
Website Views 4
Sip. Totale 20000 m2

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School