Përshkrimi i Pronës

Ofrohet për shitje ose me qira një godinë moderne 5-katëshe, e ndërtuar me standarde të larta teknike dhe konstruktive. E pozicionuar në një zonë të qetë kodrinore, godina është projektuar për qëndrueshmëri maksimale dhe funksionalitet të plotë në çdo kat.

CILËSI NDËRTIMI
• Projekt konstruktiv i hartuar nga një inxhinier konstruktor i njohur dhe me përvojë të gjatë në ndërtim.
• Studim i plotë gjeologjik nga një gjeolog me përvojë, për të garantuar sigurinë maksimale të strukturës mbi kodër.
• Mur mbajtës betoni, tërësisht i inkasuar në kodër, me gjerësi themeli 2.2 m dhe lartësi 4 m – një garanci për qëndrueshmëri afatgjatë.

STRUKTURË & NDËRTIM
• Mure të jashtme me tullë solide dopio, të pajisura me shtresë termoizoluese për izolim optimal termik.
• Çati me soletë betoni, e mbuluar me tjegulla cilësore dhe termoizolim shtesë.
• Dritare dopio xham për ndriçim dhe izolim akustik.
• Dyer druri cilësore në të gjitha ambientet.
• Shkallë graniti luksoze për lëvizje të rehatshme dhe jetëgjatësi.

PLANIMETRI & ORGANIZIM
• Kati 0: Sipërfaqe 145 m², lartësi 3.5 m.
• Katet 1–4: Sipërfaqe 196 m² për kat, lartësi 3.0 m secili.
• Çdo kat përfshin:
o 3 dhoma gjumi
o 2 banja
o 1 holl i madh, fleksibël për organizim sipas nevojës
o Ballkone të aksesueshme nga dhoma gjumi dhe soxhorno

PAJISJE & KOMODITETE
• Sistem kondicionimi qendror në çdo kat, i ndarë individualisht.
• Sisteme matëse (sahate) të ndara për çdo kat.
• Citofon funksional për komunikim të brendshëm.
• Depozitë uji + pompë, të vendosura pas godinës.
• Vend parkimi për 2 makina brenda oborrit.
• Oborr i shtruar me pllaka cilësore – ambient ideal për relaks apo aktivitete familjare.

STATUSI LIGJOR & MUNDËSI PËRDORIMI
• Godina është e hipotekuar dhe e pabanuar – gati për t’u marrë në dorëzim menjëherë.
• E përshtatshme për banim familjar, ambiente zyrash, klinikë, institucion arsimor privat, etj.
• Preferohet shitja si e tërë, por ka mundësi ndarjeje me certifikata të veçanta për çdo kat, sipas interesit të blerësit.
• Trajtohet edhe për qira afatgjatë.

- Çmimi për shitje: 1,500,000 €
- Qera mujore: 5,000 €/Muaj
- Disponon Certifikate Pronesie

Detajet e Pronës

Referenca: CAPITAL1774
Lloji: Building
Statusi New
Website Views 2

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School