Ambjent biznesi për qira në një nga zonat më të kërkuara të Ish-Blloku, pranë Sheshi Wilson, ideal për zyra, klinika apo aktivitete profesionale.
Ky ambient me sipërfaqe 120m² ndodhet në katin e parë, në një pozicion strategjik me akses të lehtë dhe vizibilitet të mirë. I vendosur pas Market Xhangollit, prona ofron një adresë të njohur dhe prestigjioze për zhvillimin e biznesit tuaj.
Ambjenti është përdorur më parë për zyra IT, laborator dentar dhe institucione ndërkombëtare, çka e bën të përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh si klinika dentare, zyra konsulence, call center, studio ligjore apo kompani teknologjie.
Çdo ambjet është i pajisur me kondicioner, linjë interneti dhe dritare dopio xham, duke garantuar komoditet maksimal dhe izolim akustik. Hapësira jepet bosh, duke ju dhënë fleksibilitet të plotë për ta organizuar sipas nevojave të biznesit tuaj.
✅ Sipërfaqe: 120m²
✅ Çmimi: 850€/muaj
✅ Kati 1 banim
✅ 1 muaj parapagim qera + 1 muaj qera e muajit te fundit + 1 muaj depozite
✅ Komisioni i agjensise: ½ muaj qera
✅ Ambjenti jepet bosh
Nëse kërkoni një ambient biznesi në qendër të Tiranës, në zonën e Ish-Bllokut, me infrastrukturë të gatshme dhe potencial të lartë zhvillimi, kjo është një mundësi ideale investimi.
Per Qira | 850 €
Per Shitje | 230,000 €
Per Shitje | 250,000 €