Përshkrimi i Pronës

Jepet me qera hotel në Vlorë, me pozicion në vijën e parë, një mundësi ideale për ata që duan të investojnë në sektorin turistik. Hoteli është një strukturë e mirëorganizuar dhe e investuar me kujdes, që ka funksionuar në mënyrë të pandërprerë prej 5 vitesh dhe ka ndërtuar një klientelë të qëndrueshme. Jepet me qira vjetore dhe është gati për të vazhduar aktivitetin pa asnjë nevojë për investime shtesë.

Hoteli ndodhet vetëm 480 m larg Muzeut Kombëtar të Pavarësisë dhe rreth 770 m nga Xhamia Muradie. Ndodhet afër plazhit dhe restoranteve të njohura, duke ofruar akses të lehtë nga rruga kryesore që lidh qytetin me jugun e Shqipërisë. Afërsia me transportin publik, markete, bare, restorante, dyqane e bëjnë këtë lokacion të përshtatshëm për zhvillimin e një biznesi hotelier.

Ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 400m². Hoteli ofron 12 dhoma, të gjitha të pajisura me kushte moderne dhe komode për akomodimin e mysafirëve. Çdo dhomë ka një tualet privat, duke siguruar komoditet dhe intimitet për çdo mysafir. Hoteli gjithashtu disponon një recepsion, një dhomë për personelin me tualet të dedikuar, një sallë për shërbimin e mëngjesit dhe një tualet shtesë në dispozicion të ambienteve të përbashkëta.

Hoteli është i pajisur me sistem me panele diellore për prodhimin e energjisë duke garantuar eficiencë dhe ekonomi në konsum. Për furnizimin me ujë disponon depozita personale rezerve që garantojnë vazhdimësi dhe pavarësi në furnizim. Gjithashtu hoteli ka edhe lavanderi të kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe larjen e rrobave dhe tekstileve të strukturës.

Aktiviteti është i dokumentuar me regjistër klientele dhe punë e faktuar gjatë 12 muajve të vitit, çka e bën këtë një investim të sigurt për këdo që kërkon një strukturë hoteliere të gatshme për të vazhduar punën pa vonesa.

Hoteli është i disponueshëm për qira afatgjatë, duke ofruar mundësi për zhvillimin e një biznesi hotelier të suksesshëm në një lokacion të kërkuar dhe me potencial të lartë turistik.

✅ Siperfaqe: 400m2
✅ Kontrate 4 vjecare
✅ Vetem kliente me experience ne fushen e hotelerise

PER CMIMIN NA KONTAKTONI!

Detajet e Pronës

Referenca: CAPITAL1191
Lloji: Hotel
Statusi New
Website Views 10
Sip. Totale 400 m2

Karakteristikat

Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School