Përshkrimi i Pronës

Ofrohet për shitje gazoniere e sapo arreduar në zonën e Ujit të Ftohtë, një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Vlorës. Apartamenti është i mobiluar me porosi, me investim të realizuar me materiale të cilësisë së lartë dhe një dizajn modern e funksional, duke ofruar komoditet maksimal për jetesë.

Të gjitha instalimet elektrike dhe hidraulike janë rinovuar tërësisht, duke u realizuar me standarde të larta dhe materiale cilësore. Gjithashtu apartamenti është i pajisur me sistem menaxhimi me akses në distancë, i përshtatshëm për qira ditore, me hyrje përmes kartës dhe kodit.

Prona disponon ballkon me pamje nga deti, duke siguruar ndriçim natyral dhe një ambient të qetë relaksi. Një vlerë e shtuar për zonën është posti i parkimit i dedikuar për banorët, i cili garanton rehati dhe siguri.

Vendndodhja pranë detit, cilësia e lartë e mobilimit dhe infrastruktura e zonës e bëjnë këtë apartament një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

✅ Çmimi total: 150.000 Euro
✅ Vendndodhja: Uje i Ftohte, Vlore
✅ Sip. totale: 51.05m2
✅ Sip. ballkoni: 8m2

Avantazhet e zonës:
• 5 minuta nga plazhi dhe shetitorja Lungomare
• Zonë rezidenciale e qetë dhe e preferuar për jetesë cilësore
• Plazhe të pastra dhe të qeta
• Ajër i pastër dhe klimë e favorshme gjatë gjithë vitit
• Akses i shpejtë drejt qendrës së qytetit
• Supermarkete, farmaci dhe shërbime të përditshme pranë
• Restorante, bare dhe resorte cilësore në distancë të shkurtër
• Zonë me kërkesë të lartë për qira sezonale dhe afatgjatë

Detaje të tjera:
✅ Pamje ballore deti
✅ Kat perdhe
✅ Parkim i dedikuar per banoret
✅ Disponon certifikate pronesie

Detajet e Pronës

Referenca: NEXT2092
Lloji: Studio
Statusi New / Finished
Dhomat e gjumit 1
Tualetet 1
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 2
Sip. Totale 51 m2

Karakteristikat

Air Conditioning
Dish Washer
Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School
View to Sea
View to Mountain