Përshkrimi i Pronës

Apartament luksoz në katin përdhe të një vile ekskluzive në Vlorë, Uji i Ftohtë, që ofron qetësi, privatësi dhe dizajn të rafinuar. I pozicionuar në një zonë private dhe të siguruar, në zemër të qytetit pranë Lungomare, kjo pronë përfaqëson një kombinim të rrallë rehatie, finesë dhe funksionaliteti modern. Vendndodhja garanton pamje panoramike mahnitëse mbi të gjithë Vlorën, duke ofruar qetësi dhe relaks pavarësisht afërsisë me qendrën.

Apartamenti ndodhet në një kompleks me tre vila identike, secila me nga katër njësi banimi, të aksesueshme përmes një rruge private me portë elektrike. Ambientet janë tërësisht të kondicionuara, me sistem ngrohjeje dhe izolim fasade për efikasitet të lartë energjetik.

Brendësia spikat për detajet e kuruara me kujdes: planimetria është përshtatur individualisht, mobilimi dhe kuzhina open-space janë punime me porosi, ndërsa konceptet e ndriçimitm brenda dhe jashtë krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe elegante. Fasada e madhe prej xhami sjell dritë natyrale të bollshme, ndërsa tenda 60m² siguron hije ideale gjatë verës.

Apartamenti përfshin:

* Kuzhinë + Ambjent ngrënie me dalje në tarracë (pamje deti)
* Sallon me divane me hapje që krijojnë 4 vende shtesë fjetjeje & me dalje në tarracë (pamje deti)
* 2 dhoma gjumi (Master me ballkon privat), të pajisura me tavolina grimi
* 1 banjo me lavatriçe të integruar dhe lavaman të personalizuar
* Sallon me divane me hapje që krijojnë 4 vende shtesë fjetjeje & me qasje të drejtpërdrejtë në tarracë
* 3 sisteme të pavarura ngrohje-ftohje për komfort maksimal në çdo zonë

Hapësira e jashtme është po aq mbresëlënëse: kuzhinë verore me frigorifer, lavaman dhe vend për BBQ, kënd relaksi, sistem ujitjeje për kopshtin, 4 sistem ndriçimi ambiental, uji e energjie pranë zonës lounge dhe ngrënies.
Në tarracë ndodhet gjithashtu një shatërvan dekorativ me dizajn “Buda”, që shton një element relaksues dhe estetik unik, duke krijuar një ambient meditativ dhe elegant për momente qetësie.
Një pronë unike që bashkon luksin, privatësinë dhe panoramën spektakolare, ideale si rezidencë elitare apo investim prestigjioz.

✅ Çmimi: 549.000 Euro
✅ Vendndodhja: Uji i Ftohtë, Vlorë
✅ Sip. apartamenti: 155m2
✅ Sip. ballkoni: 12m2
✅ Sip. tarrace: 120m2

Vecori te tjera:
✅ Kat perdhe
✅ Parkim privat

Detajet e Pronës

Referenca: CAPITAL1911
Lloji: Apartment
Statusi New / Finished
Dhomat e gjumit 2
Tualetet 2
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 5
Sip. Totale 287 m2

Karakteristikat

Air Conditioning
Dish Washer
Lift
Airport
City Center
CountrySide
Shopping Center
Train Station
Fire station
Historic area
Police
Hospital
Public Library
School
View to Sea
View to Mountain
Terrace
Garden