Transballkanike
Në një pozicion të favorshëm në zonën e Transballkanikes, pranë Kastratit, ofrohet për shitje një pronë me tre kate, e përshtatshme si për përdorim familjar, ashtu edhe për zhvillimin e një aktiviteti tregtar apo investim.
Prona ka një sipërfaqe trualli prej 104m² dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 104m², të organizuar në tre kate me funksione të ndryshme:
• Kati i parë: Ambient magazine, i përshtatshëm për magazinim, aktivitet tregtar osepërdorime të tjera sipas nevojës.
• Kati i dytë: Apartament i mobiluar, i organizuar për banim.
• Kati i tretë: Apartament i papërfunduar, që ofron mundësinë e përshtatjes dhe arredimit sipas preferencave të pronarit të ri.
Vendndodhja në zonën e Transballkanikes, pranë Kastratit, siguron akses të lehtë me akset kryesore të qytetit dhe e bën pronën interesante për kombinimin e aktivitetit ekonomik me hapësirën e banimit. Prona disponon certifikatë pronësie, duke ofruar siguri dhe transparencë në procesin e shitblerjes.
✅ Sipërfaqe trualli: 104m²
✅ Sipërfaqe ndërtese: 104m²
✅ Me Certifikate Pronesie
💶 300.000 €
Një mundësi interesante për ata që kërkojnë një pronë multifunksionale në një zonë me akses të mirë në Vlorë.
Per Shitje | 300,000 €
Per Shitje | 335,000 €
Per Shitje | 610,000 €