Popup

Përshkrimi i Pronës

Ofrohet për shitje apartament në një nga projektet më prestigjioze dhe moderne të kryeqytetit, Glow Tower, e pozicionuar në Rrugën Zenel Bastari, në zonën e ish-Stacionit të Trenit dhe pranë Bulevardit të Ri, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë dhe potencialin më të lartë të investimit në Tiranë.

Rezidenca përfaqëson një standard të ri të jetesës urbane, duke kombinuar arkitekturën moderne, funksionalitetin dhe komoditetin në një projekt multifunksional të konceptuar për banim, hoteleri dhe shërbime.

Projekti përfshin 25 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë, me hapësira të dedikuara për parkim, ambiente tregtare dhe shërbime, duke krijuar një komunitet modern ku çdo nevojë e përditshme gjendet vetëm pak hapa larg. Gjithashtu, apartamentet janë projektuar për të ofruar ndriçim maksimal natyral, orientim optimal dhe organizim funksional të hapësirave, ndërsa lartësia e konsiderueshme e ndërtesës garanton pamje panoramike mbi qytetin e Tiranës.

Falë vendndodhjes strategjike dhe aksesit të menjëhershëm me qendrën e qytetit, aeroportin dhe akset kryesore rrugore, kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

✅ Çmimi: NA KONTAKTONI!
✅ Sip. totale: 114.65m2
✅ Sip. neto: 91.80m2
✅ Sip. e perbashket: 22.85m2
✅ Sip. verande: 9.60m2
✅ Pagese totale

Në një qytet që po transformohet me ritme të shpejta dhe po fiton një identitet të ri arkitektonik, Glow Tower vjen si një simbol i modernitetit, ambicies dhe jetesës së së ardhmes.
Glow Tower, aty ku qyteti ndriçon ndryshe.

Detajet e Pronës

Referenca: NEXT24
Lloji: Apartment
Statusi Under Construction
Dhomat e gjumit 2
Tualetet 1
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 561
Sip. Totale 114 m2
Sip. Totale 91 m2

Karakteristikat

Lift
City Center
Shopping Center
Fire station
Historic area
Hospital
Public Library
School
Airport
CountrySide
Train Station
Police