Rruga Skënderbeu, vetëm 80 metra në vijë ajrore nga deti
Siperfaqe: 450m2
Sip. verande: 50m2
Cmimi: 1.500.000 Euro
Një mundësi e rrallë investimi në zemër të turizmit bregdetar shqiptar! Në një nga zonat më të preferuara të Sarandës, ofrohet për shitje një hotel funksional dhe me aktivitet të ngritur, i pozicionuar në një lokacion strategjik për turistë vendas dhe të huaj.
Hoteli ndodhet përgjatë rrugës Skënderbeu dhe vetëm 80 metra në vijë ajrore nga bregdeti, ofrohet për shitje një hotel i konsoliduar me sipërfaqe totale ndërtimi prej 450 m² dhe një verandë të bollshme prej 50 m². Ky hotel dykatësh përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi në një nga qytetet më turistike të Shqipërisë, ku turizmi është në rritje të vazhdueshme dhe kërkesa për akomodim cilësor është gjithnjë e lartë.
Objekti përbëhet nga dy kate. Kati i parë është i konceptuar për funksione komerciale dhe përfshin disa njësi dyqanesh të cilat mund të përdoren për qëllime të ndryshme biznesi si butik, bar, agjenci turistike apo shërbime të tjera mbështetëse. Kjo e bën ndërtesën shumëfunksionale dhe i shton vlerë të ardhurave të mundshme. Kati i dytë përfshin hapësirat e akomodimit, me nëntë dhoma të organizuara në mënyrë praktike, të ndara në dhoma dyshe dhe treshe, të gjitha të mobiluara dhe të pajisura me banjo private. Ambientet janë funksionale dhe gati për të pritur vizitorë, ndërsa veranda prej 50 m² ofron një hapësirë të jashtme ideale për mëngjes, relaks apo organizime të vogla.
Hoteli është aktiv dhe i regjistruar në platforma të njohura ndërkombëtare si Booking.com dhe të tjera, me prezencë online të krijuar dhe vlerësime pozitive nga klientë të mëparshëm, çka e bën këtë një biznes të ngritur dhe të gatshëm për t’u marrë në dorë pa pasur nevojë për investime të mëdha fillestare. Objekti nuk ka garazh, por ndodhet në një zonë me akses të mirë dhe mundësi të shumta parkimi në afërsi.
Prona ofrohet me dokumentacion të rregullt ligjor dhe çertifikatë pronësie, gjë që e bën transaksionin të sigurt dhe të menjëhershëm për investitorët seriozë. Pozicioni i favorshëm pranë bregdetit, organizimi funksional i ndërtesës dhe gjendja e mirë e biznesit e bëjnë këtë hotel një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të hyjnë ose të zgjerojnë praninë e tyre në sektorin e turizmit në Shqipëri.
Çmimi i shitjes është 1.500.000euro dhe reflekton jo vetëm vlerën e pronës dhe pozicionit të saj strategjik, por edhe faktin që kemi të bëjmë me një biznes të gatshëm për operim dhe me potencial të lartë kthimi investimi.
Per Shitje | 265,000 €
Per Shitje | 350,000 €
Per Shitje | 200,000 €